Qëlloi me armë zjarri një person në Borsh, arrestohet autori

Qëlloi me armë zjarri një person në Borsh, arrestohet autori

Një  42-vjeçar është arrestuar, pasi gjatë një konflikti në fshatin Borsh të Himarës ka qëlluar me armë zjarri një 33-vjeçar. Policia sqaron se;  “Më datë 31.07.2025, rreth orës 02:20, në një lokal në fshatin Borsh, Himarë, shtetasi H. Ç., 42 vjeç, banues në Borsh, dyshohet se është përfshirë në një konflikt fizik, për motive të dobëta, gjatë të cilit është goditur me grushte nga shtetasi E. V., 55 vjeç, banues në Tiranë. Pas këtij momenti, shtetasi H. Ç. është larguar nga ambientet e lokalit dhe është rikthyer me një armë zjarri automatik, me të cilën ka qëlluar në drejtim të...