Qarku Lezhë në terr, reshjet e shiut ndërpresin energjinë elektrike
Reshjet e shiut kanë shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të qarkut të Lezhës. Pa energji elektrike raportohet se kanë mbetur banorët në Kallmet, Tale, Ishull-Lezhë dhe Zadrimë, ndërsa probleme me furnizimin me energji elektrike ka edhe në zona të tjera, përfshirë Zejmenin. Ndërprerjet kanë sjellë vështirësi për banorët, ndërsa ende nuk ka një informacion të saktë se kur do të rikthehet furnizimi me energji elektrike në këto zona.
Burimi:
syri.net