Putin pas Samitit të APEC: Pranuam kompromiset e Trump për Ukrainën, Kievi dhe Europa nuk duan paqe!
Rusia ka mbështetur propozimet e paraqitura nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund konfliktit në Ukrainë, por Kievi dhe aleatët e tij evropianë vijojnë t’i refuzojnë ato, deklaroi presidenti rus Vladimir Putin. Duke folur për gazetarët të enjten, Putin përsëriti se Moska kishte rënë dakord për kompromiset që ai dhe Trump diskutuan vitin e kaluar gjatë samitit të tyre në Alaskë. “Ne ramë dakord për ato propozime kompromisi, ashtu siç u paraqitën. Çështja është nëse palët e tjera të konfliktit, në këtë rast Ukraina dhe sponsorët e saj evropianë, duan të bien dakord me këto propozime. A duan t’i japin fund luftimeve përmes mjeteve paqësore? Nga sa mund të kuptojmë, për momentin jo”, u shpreh Putin. Putin komentoi gjithashtu sulmet e...
Burimi:
javanews.al