Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do të konsiderohet luftë

Putin paralajmëron Evropën: Vendosja e trupave në Ukrainë do të konsiderohet luftë

Presidenti rus Vladimir Putin ka paralajmëruar Europën se çdo vendosje e trupave evropiane në territorin e Ukrainës do të konsiderohej nga Moska si një “luftë kundër Rusisë”. Duke iu referuar diskutimeve të liderëve evropianë për mundësinë e dërgimit të forcave ushtarake në Ukrainë, Putin e cilësoi një skenar të tillë si përshkallëzim të drejtpërdrejtë të konfliktit. “Ata po thonë se po shqyrtojnë mënyrën e dërgimit të trupave në territorin ukrainas. Kjo do të thotë një luftë kundër Rusisë” Kreu i Kremlinit akuzoi gjithashtu liderët evropianë se po përpiqen të frikësojnë qytetarët e tyre përmes asaj që ai e cilësoi si një “kërcënim imagjinar” nga Rusia. Moska e ka konsideruar prej kohësh praninë e trupave perëndimore në Ukrainë si një vijë të kuqe. Ndërkohë, ideja e...