Putin mbështet Vuçiç, kanalet proruse u japin hapësirë edhe studentëve
Derisa Kremlini e mbështet publikisht presidentin në largim të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në prag të zgjedhjeve parlamentare në Serbi më 25 tetor, mediat shtetërore ruse në Serbi i japin hapësirë edhe Listës së Studentëve, veçanërisht qëndrimit të saj se nuk do të vendoste sanksione ndaj Rusisë nëse vjen në pushtet. Nga ana tjetër, shumica e kanaleve proruse në Telegram në Serbi, krahas kritikave për margjinalizimin e së djathtës brenda lëvizjes studentore, megjithatë mbajnë një qëndrim kritik ndaj pushtetit të tanishëm. Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, tha më 1 tetor se shpreson se Vuçiqi, i cili është bartës i listës së Partisë Përparimtare Serbe (SNS) “Serbia e Bashkuar”, do të jetë kryeministri i ardhshëm. Ai shtoi se Rusia e vlerëson dhe e mirëpret politikën e përmbajtur...
Burimi:
syri.net