Putin donte që Melania Trump të ishte ‘ndërmjetësuesja ekskluzive’ e Rusisë për negociatat e armëpushimit
Melania Trump është kthyer në një nga personazhet kryesore të zhvillimeve të ditëve të fundit në frontin e luftës në Ukrainë. Ajo është vlerësuar nga disa palë pasi ndihmoi Kievin dhe Moskën të arrinin, në fundjavën e kaluar, një armëpushim për lejimin e dërgimit të ndihmave humanitare në qytetin e Oleshkit. Sipas këshilltarit të Zonjës së Parë të Shteteve të Bashkuara, ishte vetë presidenti rus ai që kërkonte përfshirjen e saj në këtë proces. “Presidenti Vladimir Putin dëshironte me ngulm pjesëmarrjen e saj dhe i dërgoi gjithashtu një letër zyrtare, ku shpjegonte se ajo do të njihej si ndërmjetësuesja ekskluzive e Rusisë”, deklaroi Marc Beckman për gazetën Kyiv Independent. “Bashkëpunim i jashtëzakonshëm” mes Ukrainës dhe Rusisë Sipas Departamentit amerikan të Shtetit, që prej rikthimit të...
Burimi:
syri.net