Putin akuzon NATO-n: Disa liderë evropianë po përgatiten për luftë me Rusinë

Putin akuzon NATO-n: Disa liderë evropianë po përgatiten për luftë me Rusinë

Bota E Shtunë, 19 Shtator 2026 17:18 Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se NATO po zgjeron shtrirjen dhe kapacitetet e saj, ndërsa disa liderë evropianë, sipas tij, po përgatiten për një konflikt të mundshëm me Rusinë. Deklaratat u bënë gjatë një takimi të Komisionit Ushtarak-Industrial në Rusi, ku u diskutua edhe programi i ri shtetëror i armatimeve. Putin tha se kërcënimet ndaj sigurisë së Rusisë nuk janë zvogëluar dhe akuzoi disa drejtues evropianë se po përdorin retorikën për një konflikt të mundshëm me Moskën për të mbuluar, sipas tij, problemet e brendshme ekonomike dhe sociale. Kreu i Kremlinit u shpreh gjithashtu se Rusia do të reagojë ndaj asaj që e konsideron si kërcënim. Në të njëjtën kohë, ai përsëriti qëndrimin se Moska nuk ka...