Puthi Arkanin, ndërsa myslimanët i quajti “defekt gjenetik”: Kush ishte gruaja më e tmerrshme e ultranacionalizmit serb
Biljana Pllavshiq, politikane e serbëve të Bosnjës gjatë luftës në vitet 1990, ishte biologe me profesion. Dhe gruaja e vetme që u dënua nga Tribunali i Hagës për krime lufte. Mizoritë i pranoi, por pastaj e mohoi fajin. Kur banda paramilitare e Arkanit masakroi dhjetëra njerëz në Bosnjën lindore, mes tyre edhe shqiptarin Hajrush Ziberi, Pllavshiq vrapoi për ta përqafuar Arkanin. Ajo vdiq të enjten në Beograd në moshën 96-vjeçare. Nga Enver Robelli Biljana Pllavshiq, ish-presidente e entitetit serb të Bosnjës, të quajtur “Republika Srpska”, dhe njëra nga figurat më mizore të skenës politike serbe në vitet 1990-të, vdiq të enjten në Beograd në moshën 96-vjeçare. Kështu njoftuan mediat serbe. Pllavshiq është një shembull i neveritshëm se si edhe njerëzit me arsimim brilant mund të...
Burimi:
javanews.al