Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Punonte me saldim, por dogji një sipërfaqe toke në Arshi Lengo, nën hetim 56-vjeçari
POLICIA E SHTETIT Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin N. K., 56 vjeç, banues në fshatin Asim Zenel, pasi nga pakujdesia gjatë një procesi pune (saldimi), ka shkaktuar zjarr në fshatin Arshi Lengo, si pasojë e të cilit është djegur një sipërfaqe toke. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.