Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
👁4548
Denoncimi i radhës në emisionin “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues 80-vjeçar në qytetin e Korçës i cili tregon se ka shkuar në zyrën e gjendjes civile Korçë, ku ka takuar specialisten Gentiana Lera. Kjo e fundit i ka kërkuar të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë borxh duke e ndihmuar për të aplikuar për dy certifikata. Në mirëbesim, 80-vjeçari i dha paratë me premtimin që do t’i merrte në fund të muajit. Që nga tetori 2024 Gentiana vetëm ka thënë se do ia kthejë paratë duke i lënë dhe takime e duke mos i dalë kurrë....