Pulisic: Jemi në rrugën e duhur, Allegri di si ta krijojë harmoninë e duhur me ekipin

Pulisic: Jemi në rrugën e duhur, Allegri di si ta krijojë harmoninë e duhur me ekipin

I intervistuar nga edicioni i sotëm i “Gazzetta dello Sport”, lojtari i Milanit, Christian Pulisic, foli për momentin që po kalon skuadra kuqezi dhe përgatitjet gjatë parasezonit: “Bëmë paraqitje të mira në të dyja ndeshjet (ndaj Arsenalit dhe Liverpool-it). Ishim solidë sidomos në pjesën e parë, u mbrojtëm mirë dhe krijuam disa raste në sulm. Në këtë moment të sezonit besoj se është e rëndësishme të përballemi me ekipe të forta dhe, si fillim, mund të jemi të kënaqur”. I pyetur nëse kjo është rruga e duhur, ai shtoi: “Sigurisht, edhe pse është ende herët për të dhënë gjykime. Tani...