Publikohet video, momenti kur presidenti i klubit argjentinas merr ryshfet

Publikohet video, momenti kur presidenti i klubit argjentinas merr ryshfet

Presidenti i San Lorenzo, Marcelo Moretti është një nga më të përfolurit e momentit në Argjentinë. Numri 1 i klubit argjentinas, është filmuar teksa merr një ryshfet prej 25 mijë Dollarësh. Në një video të publikuar nga “El Nueve”, shihet Moretti teksa merr paratë dhe i fut në xhep. Shuma prej 25 mijë Dollarësh, atij iu dha nga një grua, e cila i kërkoi t’ia transferonte djalin e saj në ekip, në bashkëpunim me një agjent. “Po të jap këto 25 mijë, por firmos me atë”, dëgjohet të thotë gruaja. Reagimi në mediat sportive të qenë i madh pas videos, ndërsa ende nuk ka një reagim nga Moretti. Marcelo Moretti, presidente de San Lorenzo, enganchado recibiendo 20 lucas verdes para subir a un pibe. Volvieron...