Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Publikohet foto e Shpëtim Aliut të arrestuar në Rusi, i njohur si ‘Escobari’ shqiptar

Zbulohet portreti i Shpëtim Aliut i cili u arrestua mbrëmjen e së mërkurës në Rusi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë. Mbrëmjen e së mërkurës është arrestuar në Rusi me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë Shpëtim alias Salvatore Aliu, i njohur si një prej personave kyç të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Aliu ishte shpallur në kërkim nga SPAK në qershor 2026, kur Gjykata e Posaçme caktoi ndaj tij masën “arrest në burg” për trafik narkotikësh, pastrim parash dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Hetimet e SPAK-ut tregojnë se Salvatore Aliu dyshohet se ka pastruar të paktën 30 milionë euro në Shqipëri, të përfituara nga aktiviteti kriminal. Në menaxhimin e kësaj shume, rol kryesor ka patur vëllai i tij, Isa Aliu, i cili kontrollonte katër kompani të...