Publikohen pamjet e sherrit në hotel ‘Flar’-Momenti kur djemtë e pronarit dhunojnë kamarierin pasi u kërkoi pagën
Arbër dhe Florian Habilaj KAVAJË-Janë publikuar pamjet e dhunës së kamarierit 18-vjeçar Genti Nela në hotelin Flar, në Mal të Robit, Golem. Në pamjet e ndara në rrjet shihet momenti kur dy djemtë e pronarit, Arbër dhe Florian Habilaj, bashkë me Enold Dragotin dhe një person i katërt dhunojnë 18-vjeçarin. Rasti u raportua mesditën e 29 gushtit kur Melison Nela, xhxaxhi i 18-vjeçarit Genti Nela u arrestua në flagrancë teksa po shkonte i armatosur drejt hotelit. Sipas akuzës, 18-vjeçari kamarier u dhunua pasi kërkoi pagën për punën e kryer në hotel. Në masën arrest me burg u lanë Florian Habilaj dhe Enold Dragoti, ndërsa Arbër Habilaj vijon të jetë në kërkim. Avokati i të arrestuarve kundërshtoi akuzën dhe e cilësoi ngjarjen si një sherr të zakonshëm. Sipas...
Burimi:
zeri.ai