Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Publikohen notat e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë, 365 ngelës, 29 ekselentë
Janë publikuar notat e provimit të Gjuhës shqipe dhe Letërsisë. Sipas Ministrisë së Arsimit, të gjithë maturantët mund të marrin lehtësisht notat e tyre në sistemin digjital, në linkun e mëposhtëm: https://www.portalistudentor.al/notat-e-matures/ Provimin e Gjuhës shqipe dhe Letërsisë e kanë kryer në total 25 712 maturantë. 365 maturantë kanë marrë notën 4.00, duke mbetur, ndërsa 29 maturantë kanë arritur të marrin notën maksimale 10.00, duke rezultuar ekselentë. Kalueshmëria për këtë provim është 98,58% ndërsa nota mesatare është 6.87. Brenda disa minutash do publikohet edhe nota mesatare sipas 12 qarqeve të vendit si edhe statistika te mëtejshme për rezultatet e këtij provimi.