Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Publikohen formacionet zyrtare të sfidës Letoni-Shqipëri
👁10142
Shqipëria luan ndeshjen e katërt të kualifikueseve të Botërorit 2026, ku në Riga do të ndeshet përballë Letonisë. Kuqezinjtë vijnë pas një barazimi 0-0 me Serbinë në “Arenën Kombëtare” tre ditë më parë dhe në fushë sot zbresin vetëm për fitore, për të ruajtur pozitat e vendit të dytë. Gjyqtari kryesor i sfidës do të jetë turku Umut Meler, i cili do të ndihmohet nga Kerem Ersoy dhe Ibrahim Çaglar Uyarcan në krahë, kurse Oguzhan Çakir i katërt. Ndërsa në VAR do të jenë dy arbitrat gjermanë, Harm Osmers dhe Daniel Schlager.