Publikimi i mesazheve romantike mes Agasit dhe Hysenit/ GJKKO “kyç” dosjen deri në fund të hetimeve
Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka zbardhur vendimin për ish-drejtoreshën e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, duke lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Hyseni u paraqit këtë të enjte në GJKKO, pas kërkesës së SPAK-ut për marrjen e saj në pyetje në lidhje me akuzat e ngritura në kuadër të çështjes “Agasi”. Në njoftimin zyrtar, GJKKO bën me dije se me vendimin nr. 69, datë 24 shtator 2026, është vendosur vazhdimi i zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” ndaj Vlorë Hysenit. Gjykata ka vendosur gjithashtu ndalimin e publikimit të plotë ose të pjesshëm të vendimit gjyqësor deri në përfundimin e hetimeve paraprake. Vendimi vjen një ditë pas publikimit në media të disa pjesëve të...
Burimi:
ntv.al