PSG me rregull të ri për talentet! Telefoni vetëm pas orës 14:00 të premten

PSG me rregull të ri për talentet! Telefoni vetëm pas orës 14:00 të premten

Paris Saint-Germain vendos “detoks digjital” për lojtarët e akademisë. Skuadra franceze ka ndërmarrë një nismë të re në akademinë e klubit për të kufizuar përdorimin e telefonave nga lojtarët e rinj. Sapo mbërrijnë në kampus, lojtarët dorëzojnë telefonat te pjesëtarët e stafit rezidencial ose edukativ. Telefoni u rikthehet vetëm pasi të kenë sistemuar dhe pastruar dhomat e tyre. Lojtarët kanë akses të kufizuar në telefonat gjatë javës, ndërsa të premten mund t’i marrin sërish pas orës 14:00. Përjashtime bëhen edhe në raste të veçanta ose rrethana të jashtëzakonshme. Qëllimi i kësaj nisme është t’i ndihmojë të rinjtë të jenë më të përqendruar te futbolli, shkollimi, pushimi dhe komunikimi me shokët, duke reduktuar varësinë nga telefoni dhe rrjetet sociale.