Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
PSG kualifikohet në finalen e Champions
👁13184
PSG është kualifikuar për në finalen e madhe të Champions League. Pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë ndaj Arsenalit, parisienët fituan 2-1 në aktin e kthimit. Pjesa e parë do vendosej nga goli i Fabian Ruiz. Në të 72-tën, Hakimi dyfishoi shifrat, duke dërguar në festë tifozerinë. Për t’u theksuar edhe një penallti e humbur e Vitinhas. Anglezët u futën në lojë me golin e Saka, por shumë vonë për të ndryshuar fatin e këtij takimi. Pavarësisht 5 minutave shtesë, rezultati mbeti i njëjtë. PSG shkon në finale, aty ku do përballet me Interin.