PSG-ja “e blindon”! Luis Enrique deri në vitin 2030, kontratë “floriri” për trajnerin
Paris Saint-Germain ka vendosur të vazhdojë bashkëpunimin me Luis Enrique, duke i besuar trajnerit spanjoll drejtimin e skuadrës edhe për vitet e ardhshme. Trajneri spanjoll ka firmosur një kontratë të re që e mban të lidhur me PSG-në deri në vitin 2030, duke konfirmuar edhe një herë rëndësinë e tij në projektin e presidentit Nasser Al-Khelaifi. Luis Enrique është shndërruar në një nga figurat kryesore të suksesit të PSG-së gjatë viteve të fundit, duke udhëhequr skuadrën drejt trofeve të rëndësishëm dhe duke krijuar një identitet të qartë sportiv. Rinovimi nuk është vetëm një shenjë besimi, por shoqërohet edhe me një rritje të ndjeshme të pagës. Sipas L’Equipe, spanjolli do të marrë 20 milionë euro bruto në sezon nga rreth 12 milionë që e kishte, duke...
Burimi:
vizionplus.tv