No Image Available

PSG fiton Kupën e Francës, tenton Champions League në finale me Inter

Siç dhe pritej, PSG dominon finalen e Kupës së Francës luajtur në ‘Stade de France’ dhe fiton trofeun e dytë të këtij sezoni pas Ligue 1. Parisienët mposhtin 3-0 Reims, duke e mbyllur ndeshjen në pjesën e parë me dy gola nga Barkola (16′ dhe 19′) me dy asiste nga Doue, ndërsa tregolëshi u nënshkrua në minutën e 43-të nga Hakimi. Ndërkaq të shtunën më 31 maj ora 21:00 në Mynih, PSG do të tentojë tripletën teksa do të sfidojnë Interin në ndeshjen vendimtare të Ligës së Kampionëve.
Burimi: Sportiim.al