PSG eleminon Bayern, por bukuria e supersfidës u prish nga dëmtimi i rëndë i Jamal Musiala (VIDEO)

PSG eleminon Bayern, por bukuria e supersfidës u prish nga dëmtimi i rëndë i Jamal Musiala (VIDEO)

Në Atlanta u luajt çerekfinalja e parafundit për Kupën e Botës për Klube mes PSG-së dhe Bayern Munich. Një supersfidë e barazpeshuar, rezultati i të cilës ndryshoi vetëm në pjesën e fundit të ndeshjes. Por, bukuria e kësaj supersfide u prish në fund të pjesës së parë, aty ku Jamal Musiala pas një përplasjeje të fortë më Gigio Donnarumma-n dyshohet se ka thyer këmbën. Djaloshi gjerman nisi sonte nga minuta e parë pas 3 muajsh, për shkak të një dëmtimi të pësuar dhe për ironi të fatit, sapo i rikthyer si titullar, dëmtohet rëndë. Donnarumma nuk iu beson dot syve...
Burimi: Telesport.al