Pse u vra Hasan Prishtina/ Dosjet italiane: Atentatin e porositi Ahmet Zogu!

Pse u vra Hasan Prishtina/ Dosjet italiane: Atentatin e porositi Ahmet Zogu!

“Për sa i përket vrasjes së Hasan Bej Prishtinës mësojmë gjithashtu se porositësi i këtij atentati paska qenë vetë mbreti Zog e se porositësit e drejtpërdrejtë janë kujdesur që të zgjedhin vrasësin midis partizanëve të tyre shqiptarë nënshtetas jugosllavë për t’u dhënë të gjithëve dyshimet e një baze tjetër”, thuhet në dokumentet italiane. Si u krye vrasja e Hasan Prishtinës?Arkivi Qendror i Shtetit Italian Ministria e Brendshme Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë Publike Departamenti i Policisë Politike Prishtina Hasan Romë, 26 gusht 1933 Si konfirmim i asaj që kemi komunikuar për dërguesit e vrasjes së refugjatit politik shqiptar Hasan Bej Prishtina rezulton se refugjatët politikë të Zarës u informuan se vrasësit që vinin nga Tirana për të vrarë refugjatët shoqëroheshin nga adjutanti personal i Mbretit...