Pse shtrati duket i parehatshëm gjatë natës, por bëhet vendi më i rehatshëm në botë në mëngjes?

Pse shtrati duket i parehatshëm gjatë natës, por bëhet vendi më i rehatshëm në botë në mëngjes?

Shumë njerëz e përjetojnë të njëjtën situatë: gjatë natës rrotullohen vazhdimisht në shtrat, duke kërkuar një pozicion të rehatshëm për të fjetur, ndërsa në mëngjes, pikërisht kur bie alarmi, shtrati u duket më i ngrohtë dhe më i rehatshëm se kurrë. Psikologët shpjegojnë se pas këtij fenomeni qëndrojnë ritmi biologjik i trupit, hormonet dhe gjendja psikologjike. Pavarësisht cilësisë së dyshekut apo jastëkëve, ndonjëherë shtrati mund të duket aq i parehatshëm sa të krijohet përshtypja se po përpiqeni të flini mbi një sipërfaqe të fortë. Kalojnë minuta, ndonjëherë edhe orë, duke ndryshuar pozicionin në përpjekje për të gjetur rehatinë e nevojshme për të fjetur. Por në mëngjes ndodh e kundërta. I njëjti shtrat, që disa orë më parë dukej i parehatshëm, papritur shndërrohet në vendin më...