“Pse Konica shkroi me pseudonime”- “Testamenti” i Jeronim De Radës për arbëreshët dhe “kushti” i tij për të vizituar Shqipërinë

“Pse Konica shkroi me pseudonime”- “Testamenti” i Jeronim De Radës për arbëreshët dhe “kushti” i tij për të vizituar Shqipërinë

Nga NDRIÇIM KULLA “Nisje dhe themel për çdo dituri është gjuha, e cila, në të njëjtën kohë, mban të gjallë edhe kombësinë e shtrenjtë të popujve. Shtetet shkatërrohen e zhduken; trojet e lashta të disa fiseve zihen nga fise të tjera që vijnë më vonë. E vetmja që e shquan dhe e bën të njihet një popull kudo ku mund ta kenë hedhur dallgët e jetës është gjuha”. Kështu shkruan De Rada në një nga veprat e tij më të arrira “Parime të Estetikës”, ku ai bart idetë dhe shqetësimet e tij më autentike, iluzionet dhe thellimet më teoriko-estetike e filozofike.  “Çdo gjuhë mund të quhet edhe shpirti i ndjeshëm i popullit që e flet. Vetëm gjuha njerëzore pasqyron plotësisht gjendjen e brendshme të shpirtit,...