“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

“Pse drejtoreshë ndërmarrjeje është ajo?!”- Avokati Petraj për vendimin e GJKKO-SPAK: Rrallë ndodh në botë të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës

Avokati Edmond Petraj u shpreh sot i shqetësuar mbi mënyrën se si SPAK ka vendosur masën e sigurisë “arrest shtëpie” për ish-drejtoreshën e SHISH Vlora Hyseni. I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Petraj vë në dukje se rrallë ndodh në botë që të jepen masa sigurie për shefat e Inteligjencës në detyrë. Sipas tij, informacionet dhe komunikimet që publikohen në media duhet të verifikohen dhe të filtrohen përpara se të përdoren si bazë për diskutime publike. “Ne nuk mund të flasim me një material që kemi vetëm një njoftim, caktimin e një mase sigurie dhe kaq. Janë hedhur disa materiale, sot, komunikime, unë s’dua t’i besoj sepse nëse janë ato komunikime, i bie që kemi kualitet të dobët të përzgjedhjes së drejtuesve...