Ps: Zvarritja e procesit e pajustifikueshme, çdo votë të numërohet me respekt

Ps: Zvarritja e procesit e pajustifikueshme, çdo votë të numërohet me respekt

Zëdhënësja për zgjedhjet pranë Partisë Socialiste, Silda Çepe është shprehur se zvarritja e procesit të numërimit dhe ndikimet politike mbi numëruesit janë të dëmshme për vetë ata persona. Në një deklaratë për mediat, Çepe tha se çdo votë duhet të numërohet me respekt dhe përulësi për çdo votues. “Tanimë kur janë numëruar mbi 40% e votave rezultati i zgjedhjeve të 11 Majit është i qartë si driat e diellit të kësaj dite pranvere. Do të jetë e vështirë të gjenden fjalët për të falënderuar të gjithë shqiptarët që përmbushën detyrën e tyre patriotike duke votuar masivisht me një pjesëmarrje domethënëse,...
Burimi: Opinion.al