PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki

PS miraton e vetme reformën territoriale, fshihen nga harta 15 bashki

Kuvendi miraton projektligjin për ndarjen e re administrative. Mazhoranca arriti të bëjë shumicën e cilësuar, madje duke tejkaluar 84 votat. 85 vota pro shkuan për Reformën Territoriale. Edhe pse paralajmëruan qëndrimin e tyre kundër, socialistët Erion Braçe dhe Elisa Spiropali rezulton të kenë votuar pro. Në sallën e Kuvendit mbërriti edhe kryeministri Edi Rama e ish-zëvendësja e tij, Belinda Balluku e cila mungonte prej disa seancash. Në Kuvend ishin të pranishëm 116 deputetë. Në votimin në parim, projektligji u miratua me 84 vota pro. Votimi u krye në momente kaosi dhe tensionesh, teksa deputetët e PD u revoltuan duke hedhur sende të forta drejt kryeministrit Edi Rama, i cili mbërriti në sallën e Kuvendit pak çaste para se të niste votimi. Sipas Reformës së re...