PS mbledh Grupin Parlamentar dhe qeverinë, zbulohet data dhe ora e takimit
foto ilustruese TIRANË- Partia Socialiste do të mbledhë të enjten e 3 shtatorit Grupin Parlamentar dhe qeverinë. Mbledhja është planifikuar të mbahet të enjten, në orën 10:00, në Pallatin e Brigadave. Mësohet se në fokus të takimit do të jenë çështje që lidhen me “Praninë Besnike”, dokumenti i ri që kryeministri Edi Rama prezantoi pasditen e 30 korrikut, duke e quajtur një aneks të dokumentit “Besa”. Kjo e fundit, është baza e një qasjeje të re qeverisëse gjatë pjesës së mbetur të mandatit. Mbledhja e së enjtes vjen pas një sërë konsultimesh të zhviluara në nivele të ndryshme të strukturës së Partisë Socialiste. Po ashtu, pritet që Rama t'u përcjellë deputetëve prioritetet dhe objektivat e fazës së ardhshme të qeverisjes. Vetëm disa ditë më parë, Rama prezantoi në...
Burimi:
zeri.ai