Protestuesja merr pulën në podium, thirrje Ramës: Me burrat nuk merresh dot! Do veshësh fustanin dhe do ja mbathësh
Një protestuese ka zgjedhur të ironizojë kryeministrin Edi Rama në protestën e 119-të teksa në podiumin e fjalimeve mori me vete edhe një pulë. Referuar gjuajtjes me vezë ndaj Ramës në Nju Jork, teksa kryeministri u shpreh se nuk ka frikë nga pulat, protestuesja i bëri thirrje Ramës të vijë në shesh, pasi ka frikë. “Hajde merru me pula se me burra nuk merresh”. Protesuesja: Edi Rama ka frikë pulat në Shqipëri. Edi Rama ka me veshur fustanin si e ka veshur Gramoz Ruçi dikur. Policia ja ku e keni kriminelin. Se nuk mundeni me arrestu Belinda Ballukun, Edi Ramën. Me pula merruni.
Burimi:
gijotina.com