Protestuesja e revoltuar: Dilni të gjithë mbroni fëmijtë! Nuk na tremb dot, ai do të zhduket, mos kërcënojë djemtë

Protestuesja e revoltuar: Dilni të gjithë mbroni fëmijtë! Nuk na tremb dot, ai do të zhduket, mos kërcënojë djemtë

Një protestuese e revoltuar nga dhuna policore ndaj të rinjve ua ka bërë thirrje gjithë shqiptarëve të dalin të mbrojnë djemtë nga kërcënimet e Edi Ramës dhe Policisë së Shtetit. "Ky nuk meriton t’i thuash zoti kryeministër. Sot nuk kisha në plan të dal se kisha detyrime të tjera, por jam detyruar të dal. Kryeministri nuk na tremb dot. Këtu do jem çdo ditë. Kryeministri ta dijë, nuk na tremb dot, ai nuk është zot, Zotin e kemi frikë. Shikoni çfarë bëri dje me Erjonin... me policët që e qëllonin. Prandaj u bëj thirrje të gjithë shqiptarëve të dalin në shesh, bashkohuni ta shporrim këtë. Ne nuk dalim me maska që të fshihemi, ne dalim me maska që të mbrohemi. Bashkohuni që ta shporrim këtë....