Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, valëvisin flamurin shqiptar mbi bustin e Skënderbeut

Protestuesit zbarkojnë në shesh që në mëngjes, valëvisin flamurin shqiptar mbi bustin e Skënderbeut

Një grup të rinjsh janë mbledhur në sheshin “Skënderbej” që në mëngjesin e sotëm, edhe pse protesta pritet të nisë pranë mesditës. Ata dëgjohen të përsërisin thirrjet kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama. Të tjerë janë ngjitur mbi bustin e heroit kombëtar Skënderbeu dhe valëvisin flamurin shqiptar. Ashtu si edhe në ditët e shkuara, edhe policia në mëngjes po ndërmerr patrullime nëpër qytetin e Tiranës dhe kryen shoqërime për persona që mund të jenë krijues incidentesh në protestë. Në pamjet e siguruarashihet të ndalohen dy të rinj pranë godinës së Korpusit Universitetar. Forcat Shqiponja ndalojnë dy të rinj, të cilët nuk bëjnë rezistencë dhe shihen të merren në pyetje nga efektivët.