Protestuesit thyejnë xhamat e konvikteve tek Qyteti Studenti
Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur këtë mbrëmje më 15 tetor në Qytetin Studenti. Protestuesit, të pajisur me sende të forta kanë thyer xhamat në QS. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur në konviktin e vajzave. Studentet në konvikte janë shprehur se janë të frikësuara. Tirana është përfshirë nga protesta të fuqishme, ku sot u mbajt e treta me radhë. Ndërsa protestuesit shprehen se protestojnë për kushte më të mira, policia ka premtuar përgjigje ndaj akteve të dhunës.
Burimi:
javanews.al