Protestuesit thyejnë pllakat metalike të bizneseve dhe hapin me forcë një bankë të nivelit të dytë në Bulevard
Situata përpara Kryeministrisë vijon të jetë e tensionuar. Ndërsa janë përplasur me policinë, protestuesit e maskuar kanë dëmtuar edhe pllakat metalike të disa bizneseve private në zonë. Në vijim sulmeve ndaj bizneseve, ata kanë hapur me forcë edhe ambjentet e një banke të nivelit të dytë në bulevard. Policia vijon përpjekjet për t’i shpërndarë.
Burimi:
argjiroja.net