Protestuesit thirrje Ramës: Jep dorëheqjen sa më pare! Ti nuk ke nevojë për dialog, por për psikolog

Protestuesit thirrje Ramës: Jep dorëheqjen sa më pare! Ti nuk ke nevojë për dialog, por për psikolog

Gjatë protestës studentore kundër qeverisë te Ministria e Arsimit, qytetarë të pranishëm në tubim kanë përcjellë mesazhe të forta kundër kryeministrit Edi Rama, duke kërkuar dorëheqjen e tij dhe duke ngritur shqetësimin për dhunën policore gjatë protestave. Një prej protestuesve i bëri thirrje kryeministrit të largohet nga detyra, duke theksuar se sovrani është pronari i vendit dhe qeveria vetëm një menaxhere e përkohshme e tij. “Rama, sa më shpejt të meditosh dhe të japësh dorëheqjen, aq më mirë. Po e kupton se populli nuk të do më? Duhet të ikësh, sovrani është pronar i këtij vendi, jo qeveria. Qeveria është thjesht menaxher i përkohshëm. Koha jote ka mbaruar”, u shpreh ai. Ai tregoi gjithashtu se ka qenë vetë pjesë e protestave të mëparshme dhe se...