Protestuesit refuzojnë sërish dialogun me Ramën, hiqen 6 stolat prej guri te Kryeministria

Protestuesit refuzojnë sërish dialogun me Ramën, hiqen 6 stolat prej guri te Kryeministria

PAMJE NGA NGJARJA TIRANË-Për të tretën ditë radhazi protestuesit kanë refuzuar ftesën e kryeministrit Edi Rama për dialog. Pas protestës para Kuvendit, studentë, qytetarë e pedagogë u vendosën para Kryeministrisë dhe hoqën stolat prej betoni të vendosura nga Rama në mëngjes si një shenjë refuzimi të kërkesës së tij. Edhe gjatë dy ditëve të kaluara, kur kryeministri vendosi karrige, sërish studentët refuzuan, duke i thyer ato.