Protestuesit nuk kursejnë as kioskat e biznesit, i shkatërrojnë dhe grabisin! Pajisjeve u vënë flakën, Policia shoqëron disa persona

Protestuesit nuk kursejnë as kioskat e biznesit, i shkatërrojnë dhe grabisin! Pajisjeve u vënë flakën, Policia shoqëron disa persona

Tensione në qendër të Tiranës, në flakë koshat e plehrave dhe frigoriferët e kioskave, vendosen në mes të rrugës. Situata në qendër të kryeqytetit është tensionuar, ku koshat e plehrave dhe frigoriferët e kioskave janë përfshirë nga flakët dhe janë vendosur në mes të rrugës. Këto incidente vijnë në një moment kur protesta studentore është shoqëruar me përplasje dhe akte dëmtimi në disa zona të Tiranës. Vendosja e sendeve në rrugë ka krijuar pengesa për qarkullimin, ndërsa situata në terren vijon të jetë e tensionuar. Shumë protestues sulmuan edhe kioskat ambulatore, duke shkatërruar qepenat dhe grabitur. Protestuesit kanë sulmuar një kioskë pas Muzeut Kombëtar në Tiranë. Ata kanë marrë frigoriferët dhe iu kanë vënë flakën në mes të rrugës. Të tjera bizneseve u kanë thyer...