Protestuesit në qetësi përballë Kryeministrisë, sytë nga dita e shtunë
Sot po mbahet protesta e 10-të studentore. Protesta ka nisur që në orën 09:00 përpara parlamentit, ku pati edhe tensione në seancë, ku u diskutua protesta. Qytetarët vijojnë që të jenë në sheshe dhe tashmë ndodhen përpara Kryeministrisë, ku po qëndrojnë të qetë, si mbrëmjen e së mërkurës. Kërkesa e studentëve është një dhe ajo është largimi i kryeministrit Edi Rama. Studentët kanë thirrur një protestë kombëtare ditën e shtunë, më 24 tetor, para Ministrisë së Arsimit. Gjatë nëntë ditëve të fundit, protestat janë shoqëruar me përplasje mes studentëve dhe policisë, si dhe djegie të objekteve institucionale. Lexoni edhe: Studentët thërrasin protestë kombëtare të shtunën para Ministrisë së Arsimit Zv/kryeministrja Koçiu: Shqipëria nuk është vetëm zemërimi që shohim në ekran, por edhe puna që nuk...
Burimi:
kohajone.com