Protestuesit i zënë pritë Pirro Vengut para Kryesisë së Kuvendit: O hajduti i Edi Ramës!

Protestuesit i zënë pritë Pirro Vengut para Kryesisë së Kuvendit: O hajduti i Edi Ramës!

Deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, është përballur me thirrjet e protestuesve teksa hynte në ambientet e Kryesisë së Kuvendit. Qytetarë nga disa bashki të vendit janë mbledhur që prej paradites para godinës për të kundërshtuar propozimin e PS-së për Reformën Territoriale, i cili parashikon uljen e numrit të bashkive nga 61 në 46, përmes shkrirjes së 15 prej tyre. Në momentin kur Vengu po kalonte pranë protestuesve për t’u futur në Kryesinë e Kuvendit, nga turma u dëgjuan thirrje drejtuar atij. “O hajduti i Edi Ramës! Shqipëria e shqiptarëve, vdekje tradhtarëve!”, brohoritën protestuesit. Protesta zhvillohet paralelisht me shqyrtimin e projektligjit për ndarjen administrativo-territoriale në Komisionin për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike. Banorët e njësive që preken nga ndryshimet kërkojnë që...