Protestuesit e dhunshëm thyejnë dyqanin e “One”, grabisin celularë dhe pajisje
Protestuesit në hyrje të “Rrugës së Dibrës” kanë thyer xhamat e një prej dyqaneve të një operatori telefonik. Me shufra hekuri, ia kanë dalë të hapin edhe qepenin dhe kanë hyrë brenda duke marrë modem interneti e celularë. Gjatë rrugës, vijuan me djegien e koshave të mbeturinave dhe shkatërrimin e gjithçkaje që u dilte para.
Burimi:
argjiroja.net