Protestuesit dhe studentët sfidojnë shiun! Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës
Protestuesit dhe studentët kanë sfiduar reshjet e shiut mbrëmjen e sotme, duke vijuar tubimin kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Tubimi shënon ditën e 118-të të protestave, ndërsa qytetarët vijojnë të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj qeverisë përmes pankartave, sloganeve dhe marshimit në kryeqytet.
Burimi:
gijotina.com