Protestuesi tentoi ta godiste/ Braçe: Dëgjova sharje dhe fyerje…

Protestuesi tentoi ta godiste/ Braçe: Dëgjova sharje dhe fyerje…

Tensione janë shënuar përpara Kryesisë së Kuvendit, ku banorë të Memaliajt po protestojnë kundër Reformës Territoriale. Situata u përshkallëzua në momentin kur deputeti socialist Erion Braçe po hynte në ambientet e Kuvendit. Sipas pamjeve të publikuara, Braçe iu afrua protestuesve, ndërsa disa prej tyre iu drejtuan deputetit. Në një moment, një protestues tentoi ta godiste me një tabelë. Policia ndërhyri menjëherë për të shmangur përplasjen dhe për të larguar deputetin nga turma. Disa orë pas incidentit, Braçe reagoi në një lidhje direkte për emisionin “Shqipëria Live”, ku dha versionin e tij për ngjarjen. Ai tha se, teksa po hynte në zyrën e tij, kishte dëgjuar thirrje dhe fyerje nga protestuesit dhe më pas kishte pyetur efektivët e Gardës për arsyen e tubimit. Braçe deklaroi se,...