“Protestojmë për të ardhmen!” Dita e 130 e revoltës, qytetarët nuk dorëzohen: Të largojmë kriminelët që kanë zaptuar vendin

“Protestojmë për të ardhmen!” Dita e 130 e revoltës, qytetarët nuk dorëzohen: Të largojmë kriminelët që kanë zaptuar vendin

Protesta e përditshme kundër qeverisë vijon edhe këtë të martë në Tiranë, ku qytetarët do të dalin sërish në rrugë, duke shënuar tubimin e 130-të të revoltës që prej nisjes së saj më shumë se katër muaj më parë. Ashtu si në protestat e mëparshme, qytetarët pritet të mblidhen fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të vijuar më pas me marshimin drejt godinës së Kryeministrisë. Kërkesa kryesore mbetet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama dhe largimi i qeverisë, ndërsa protestuesit kanë deklaruar se tubimet do të vijojnë çdo ditë. Krahas largimit të Ramës, gjatë më shumë se katër muajve të protestave janë artikuluar edhe kërkesa për ngritjen e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime në sistemin politik dhe zgjedhor, si dhe ndërhyrje në një sërë ligjesh dhe nismash...