Protestë para Bashkisë, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit TID për transformimin e qendrës historike së Durrësit

Protestë para Bashkisë, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit TID për transformimin e qendrës historike së Durrësit

Banorët e zonës së përfshirë në projektin TID janë paraqitur pranë Bashkisë së Durrësit, ku kanë adresuar një sërë kërkesash lidhur me projektin. Kërkesa kryesore e banorëve është anulimi i projektit, me argumentin se ai është shfuqizuar përmes një Vendimi të Këshillit të Ministrave (VKM) të miratuar në korrik 2026. Banorët kërkojnë që Bashkia të marrë në konsideratë vendimin e ri dhe të ndërpresë vijimin e projektit, duke kundërshtuar çdo hap të mëtejshëm në lidhje me zbatimin e tij. Çfarë është projekti TID dhe pse po kundërshtohet? Projekti TID parashikon transformimin e qendrës historike të Durrësit, përfshirë edhe bulevardin “Epidamn”, një nga zonat më të vjetra dhe më të frekuentuara të qytetit. Projekt ka ngritur shqetësime të forta, pasi parashikon prishjen e dhjetra banesave dhe...