Protestë në Memaliaj kundër bashkimit me Tepelenën, banorët bllokojnë aksin kryesor

Protestë në Memaliaj kundër bashkimit me Tepelenën, banorët bllokojnë aksin kryesor

foto nga memaliaj MEMALIAJ- Banorë të Memaliajt kanë dalë këtë të shtunë në protestë kundër mundësisë së ndryshimeve në ndarjen territoriale dhe bashkimit të qytetit me Tepelenën. Me pankarta në duar dhe thirrjen “Mos e prek Memaliajn!”, protestuesit kanë bllokuar përkohësisht aksin kryesor rrugor të qytetit, duke kërkuar që Memaliaj të ruajë statusin dhe identitetin e tij administrativ. Protesta u zhvillua në një kohë kur kryeministri Edi Rama ndodhej në Gjirokastër, ku zhvillonte një takim lidhur me reformën territoriale. Banorët synonin që përmes protestës t’i përcillnin drejtpërdrejt kreut të qeverisë kundërshtimin e tyre ndaj çdo skenari për bashkimin e Memaliajt me Tepelenën. Megjithatë takimi me kryeministrin nuk u realizua, pasi Rama ishte larguar nga Gjirokastra me helikopter para se protestuesit të mund të përballeshin me të....