“Protestat “pa kokë”, Zogaj: Suksesi i tyre, pjesëmarrja. Guerilet nuk prodhojnë ndryshim

“Protestat “pa kokë”, Zogaj: Suksesi i tyre, pjesëmarrja. Guerilet nuk prodhojnë ndryshim

Ecuria e protestës dhe episodet e fundit të tensionit në kryeqytet u analizuan gjatë emisionit “Trialog” në RTSH-24, të moderuar nga Alba Alishani, me temë qendrore “Rikthehen studentët, zjarr e arreste në Tiranë”. Në komentin e tij, analisti Preç Zogaj u ndal te natyra e protestave që zhvillohen pa një drejtim formal politik, duke theksuar se fuqia e tyre e vetme qëndron te niveli i pjesëmarrjes qytetare dhe jo te veprimet e izoluara me përplasje fizike. Sipas Zogajt, ekzekutivi nuk ka ditur t’u përgjigjet politikisht kërkesave të reagimit qytetar, duke pritur zbehjen e numrave për të prezantuar masa që, sipas tij, synojnë më tepër konsolidimin e brendshëm partiak sesa reflektimin ndaj arsyewve që vijnë nga jashtë mazhorancës. “Në këtë lloj protestash ku nuk del në...