Protestat në Tiranë/ Eurodeputetët nga Parlamenti Europian dënojnë dhunën dhe kërkojnë hetim për forcën policore

Protestat në Tiranë/ Eurodeputetët nga Parlamenti Europian dënojnë dhunën dhe kërkojnë hetim për forcën policore

Kryetari i Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë, Marco Tarquinio dhe raportuesi i përhershëm për Shqipërinë, Andreas Schieder, kanë shprehur shqetësim për përshkallëzimin e protestave në Tiranë. Ata dënojnë dhunën, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimin e pronës, ndërsa kërkojnë hetim për raportimet mbi përdorimin e tepruar të forcës nga policia. Eurodeputetët theksojnë se liria e tubimit dhe e shprehjes paqësore duhet të garantohet dhe u bëjnë thirrje palëve për dialog konstruktiv, në përputhje me ligjet shqiptare dhe standardet evropiane. Deklaratë e Përbashkët nga Kryetari i D-AL dhe Raportuesi i Përhershëm për Shqipërinë Bruksel, 19 tetor 2026 Në emër të Delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Shqipërinë dhe si raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, shprehim shqetësimin tonë të thellë për...