Protestat në Shqipëri, senatorja amerikane Slotkin: Qeveria të mbrojë qytetarët nga dhuna policore

Protestat në Shqipëri, senatorja amerikane Slotkin: Qeveria të mbrojë qytetarët nga dhuna policore

Senatorja amerikane Elissa Slotkin Senatorja amerikane Elissa Slotkin ka reaguar për situatën e krijuar nga protestat në Shqipëri duke kërkuar respektimin e së drejtës për tubime paqësore dhe mbrojtjen e qytetarëve nga përdorimi i tepruar i forcës policore. Në një deklaratë në rrjetet sociale, Slotkin bëri të ditur se ka marrë telefonata nga banorë të Miçiganit të shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Shqipëri dhe në vende të tjera të Evropës. Ajo theksoi se qytetarët shqiptarë kanë të drejtë të kërkojnë llogari nga përfaqësuesit e tyre të zgjedhur, ndërsa i bëri thirrje qeverisë të respektojë shtetin e së drejtës dhe të luftojë korrupsionin. Senatorja u bëri apel të gjitha palëve të kontribuojnë në uljen e tensioneve dhe në gjetjen e një zgjidhjeje paqësore. Reagimi i...