Protestat në Shqipëri, media britanike BBC: Skena që nuk janë parë prej dekadash
BBC i ka kushtuar një artikull protestave në Shqipëri, duke analizuar përshkallëzimin e tyre dhe përhapjen në disa qytete. Protestat studentore, të nxitura nga kostot e larta të arsimit dhe jetesës, janë ndërthurur me pakënaqësinë e lëvizjes “Flamingo”, e cila prej muajsh kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Përplasjet me policinë, sulmet ndaj institucioneve dhe dëmtimet e bizneseve kanë ngritur shqetësime për situatën politike dhe rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian. Artikulli thekson se pakënaqësia e të rinjve lidhet edhe me korrupsionin dhe mungesën e reagimit të qeverisë ndaj kërkesave të protestuesve. Shkrimi i plotë Protestuesit dhe policia anti-revoltë janë përplasur në qytetet kryesore të Shqipërisë, në skena që nuk janë parë prej dekadash. Janë sulmuar ndërtesa qeveritare dhe disa biznese private gjithashtu. Pra, çfarë...
Burimi:
kohajone.com