“Protestat na detyruan të reflektojmë”, Erion Braçe nuk heq dorë nga kandidimi për kryeqytetin

“Protestat na detyruan të reflektojmë”, Erion Braçe nuk heq dorë nga kandidimi për kryeqytetin

Deputeti i PS Erion Braçe ka konfirmuar zyrtarisht interesin e tij për të qenë kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, ndërsa ka lëshuar kritika të hapura ndaj mënyrës se si mazhoranca merr vendime pa konsultim qytetar. Përmes një deklarate të fortë, Braçe theksoi se kryeqyteti ndodhet aktualisht pa drejtim dhe se kjo krizë kërkon reagim të menjëhershëm politik. Braçe vuri në dukje se situata në kryeqytet kërkon prani konstante në terren dhe jo fushata sipërfaqësore, duke kërkuar nga forumet e PS-së zyrtarizimin e kandidaturës brenda muajit tetor. “Unë kam kërkuar të kandidoj për të qenë kandidat i PS për Tiranën. Une po bëj punën time të deputetit siç kam bërë prej 30 vitesh. Tirana është edhe pa kryetar tashmë dhe unë jam çdo...